AKTUALITET, 14 Dhjetor 2017, 18:21

Flet gjyshi i 13 vjeçares që u përdhunua nga 49 vjeçari: E kam bërë lanet, s’më dëgjonte mua

Flet gjyshi i 13 vjeçares që u përdhunua nga 49 vjeçari:

Gjyshi i 13 vjeçares nga Kuçova e cila u abuzua seksualisht nga një 49 vjeçar, ka shokuar opinionin publik me deklaratën e tij.

Në një prononcim për media ai është shprehur se nga ky gjest e ka bërë vogëlushen “lanet”.

Ai argumenton se e mitura nuk e dëgjonte atë dhe ndaj ka ardhur kjo ngjarje.

“Kur ngelin pa bukë iu jap një bukë miell.

Kam 2 nipër dhe katër mbesa. S’janë të hajrit, s’më pyesin. Kur s’janë të hajrit i bëj lanet” shprehet ai.

Ndërkohë nga ana tjetër e ëma e 13 vjeçares është shprehur e tronditur për ngjarjen duke sjellë detaje edhe për vajzën tjetër ku personi i akuzuar i ka ngacmuar edhe vajzën e madhe 19-vjeçare, madje ka tentuar ta trafikojë jashtë shtetit.

“Ka dy apo tre vjet që ai e ngacmon vajzën e madhe. Kjo e vogla s’më tregoi asgjë, vetëm shkoi me burrin në polici. Ishte e shqetësuar kështu kur erdhi”,- tregon Rajmonda për BW

https://www.youtube.com/watch?v=qdhW1mk0jZU