SPORT, 7 Korrik 2018, 23:17

Kolinda, presidentja që i sjell fat Kroacisë (Fotot)

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, ashtu edhe siç kishte premtuar pas kualifikimit të Kombëtares kroate me Danimarkën në 1/8-tat (1-1, 3-2 me penallti), ishte e pranishme edhe në “Fisht Stadium”, Soçi, në ndeshjen kundër Rusisë.

Kroacia preu një biletë për në gjysmëfinale, pasi mposhti Rusinë nga pika e bardhë e penalltive 4-3, teksa koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 2-2. Në këtë ndeshje ishte i pranishëm kryeministri rus Dimitrij Medvjedev.

Pas fitores së madhe kundër Rusisë dhe prekjes së gjysmëfinales të Botërorit, presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitarovic e cila ishte e pranishme në stadium, i ka uruar futbollistët dhe popullin kroat.

“BRAAAAAAAVVVVOOOOOOO VAAAAAATREEEEEEENIIIII!!!! (të zjarriti)”, ka shkruar ajo në facebook.

“Krenar me kombin tonë, puthe stemën në fanellën tuaj, në Adriatik dhe në Savë, në Danub dhe Dravë, le të festohet tërë natën”, ka shkruar më pas ajo.

 

/TPZ.AL/