SPORT, 8 Korrik 2018, 10:23

“Moja Domovina”, Zlatko Daliç poston festën e kroatëve me këngën e famshme pas kualifikimit

“Moja Domovina”, Zlatko Daliç poston festën e
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, publikoi në llogarinë e tij në Tëiter videon e festimeve të kombëtares kroate pas kualifikimit në gjysmëfinalet e Kupës së Botës, ku eleminoi Rusinë në çerekfinale. “Moja Domovina” – “Atdheu im”,  shkruan Daliç. “Moja domovina” është një këngë patriotike kroate, e krijuar në vitin 1991 nga supergrupi i quajtur “Hrvatski Band Aid”, dhe ku marrin pjesë muzikantë të shquar kroatë nga të gjitha llojet e muzikave. Muzika përkon me fillimin e Luftës së Kroacisë për Pavarësi. /TPZ.AL/  

Moja Domovina??

A post shared by Zlatko Dalic (@daliczlatko) on