SPORT, 23 Tetor 2017, 15:39

Everton shkarkon trajnerin Koeman

Ronald Koeman është shkarkuar nga Everton pas një forme të keqe që ka lënë klubin në vendet e fundit të renditjes së Premier League.

Trajneri holandez kishte nënshkruar një kontratë me 7 mln euro rrogë vjetore gjatë qershorit të 2016 dhe udhëhoqi Everton drejt vendit të shtatë sezonin e kaluar. Gjithsesi, pas një investimi 150 mln euro për transferime lojtarësh gjatë kësaj vere, forma e Everton ka qenë gjithmonë në rënie.

Image result for everton

Disfata e fundit 5-2 brenda në shtëpi nga Arsenal ishte humbja e shtatë e Everton në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet dhe tashmë durimi i bordit drejtues ka sosur.

Trajneri i U23 do të marrë drejtimin e skuadrës provizorisht dhe do të jetë në stol në ndeshjen ndaj Chelsea-t të mërkurën të vlefshme për Carabao Cup.

Image result for everton

Një deklaratë për shtyp e klubit thoshte: “Everton football club mund të konfirmojë se Ronald Koeman është larguar nga klubi. Pronari, bordi dhe bashkëpronarët e tjerë e falënderojnë për punën e tij në 16 muajt e fundit dhe për arritjen e vendit të shtatë sezonin e kaluar.”