TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivisti i shoqërisë civile, Ervin Goci përdori ironi të fortë ndaj qeverisë shqiptare në emisionin "Të Paekspozuarit", teksa foli për ndërtimin e inceneratorëve. Sipas Gocit, qeveria po luan rolin e noterit, ku paratë ia merr të varfërve dhe pastaj ua kalon të pasurëve dhe klientëve që dalin nga hiçi.
VIDEO:
"Qeveria shqiptare është në një gjendje pezull, që nuk bën asnjë veprim, ia kërkojnë të tjerët, kompanitë vetë paguajnë ekspertët dhe këta vetëm hedhin firmë. Ne kemi një qeveri që hedh vetëm firmën. Shteti jonë nuk ka energji, nuk ka kapacitet, ne jemi pa shtet, kemi vetëm letra, të zezë mbi të bardhë. Shteti më duket një sekser që u merr lekë të varfërve, popullsisë dhe ua kalon bosëve që bëjnë projekte me skema bingoje, njerëz që vijnë nga hiçi. Kështu bëhem dhe unë biznesmen, nesër mund të kem një shok në qeveri dhe bëhem miliarder për pak kohë. Është thjesht një zyrë noterie. Kjo është një skemë financiare e pastër." - u shpreh Goci./TPZ.AL/