TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeredaktorja e revistës ekonomike "Monitor", duke folur për emisionin "Të Paekspozuarit", u shpreh se kultivimi i kanabisit në Shqipëri shkaktoi rënien e euros në vend, në nivelin më të ulët prej 10 vitet e fundit. Liperi u shpreh se kjo rënie shpjegohet me futjen e eurove në qarkullim në Shqipëri, si pasojë e shitjes kanabisit.
"Në fakt për një afat të shkurtër, ka pasur para shumë të madha që kanë hyrë në ekonomi. Sigurisht që është e pamundur të maten, është para informale. Këtë situatë e kemi ndjekur që vjet në fund të vitit të kaluar dhe ka patur dy ndikime të dukshme. E para ishte në kursin e këmbimit, dhe e dyta pati një rritje të madhe të blerjeve kesh të shtëpive, me çmim të rritur. Këto dy element, vërtetonin se në ekonomi po futeshin një sasi e madhe parash."- u shpreh Liperi.
Ndërkohë euro ra ndjeshëm edhe gjatë marrëveshjes Rama-Basha, si dhe përgjatë zgjedhjeve të 25 qershorit, duke shpjeguar se shumë euro u përdorën pë fushatë zgjedhore.
"Element i tretë që u vu re ishte përhapja e parave që vijnë nga droga në ekonomi, është ditën e zgjedhjes. Në ditën që u nënshkrua marrëveshja Rama – Basha, pati rënie të euros që shkoj në 131 euro, rënie kjo që nuk ka ndodhur në 10 vitet e fundit." - shtoi më tej, Liperi./TPZ.AL/