AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 22:14

Gazetarja: Kryeprokurorja Marku pa eksperiencë, i ka humbur të gjitha çështjet

Gazetarja: Kryeprokurorja Marku pa eksperiencë, i ka humbur të gjitha

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, duke folur në emisionin "Të Paekspozuarit" foli për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, gjatë një seance parlamentare ku u përdorën flakadën dhe dhunë.

Lala u shpreh se kryeprokurorja Marku, nuk ka eksperiencë profesionale, madje edhe ato çështje që ka patur, i ka humbur.

"Që kur doli emri i znj. Marku, kuptohej që ishte i paracaktuar. Ajo që më shqetëson është se në 16 vitet e karrierës së saj, mund të numërohen me gishtat e dorës numri i dosjeve që ka dërguar në gjykatë. Ka qenë pjesë e e sistemit të drejtësisë në vend por nuk ka përfaqësuar çështje në gjyq. Dhe ato që ka pasur i ka humbur në gjykatë." - u shpreh Lala./TPZ.AL/