AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 21:44

Meta: Pyesni Janullatosin përse nuk ka mbajtur një meshë për çamët e masakruar në Greqi

Meta: Pyesni Janullatosin përse nuk ka mbajtur një meshë për

Gjatë intervistës në ‘Opinion’, presidenti Ilir Meta është pyetur nga Blendi Fevziu se përse në gjithë këto vite kryepeshkopi Anastas Janullatos nuk ka mbajtur një meshë përshpirtje për shqiptarët ortodoksë çamë të masakruar gjatë Luftës së Dytë Botërore në Greqi.

Presidenti është shprehur se kjo nuk është një pyetje për atë, por i duhet drejtuar zëdhënësit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë  ose vetë kryepeshkopit.

Më tej Meta ka shmangur edhe një përgjigje për heshtjen e kryepeshkopit vite më parë për skandalin e eshtrave në fshatin Kosinë. Sipas Presidentit duhet ndarë çështja e origjinës së kryepeshkopit nga çështja e besimit./Lapsi.al/