AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 21:21

Bushati: Ambasadorët kanë fuqinë e fjalës, por nuk janë fajtor për drogën

Bushati: Ambasadorët kanë fuqinë e fjalës, por nuk janë

Në emisionin "Të Paekspozuarit", me temë "Droga që po vret rilindje", analisti Andi Bushati u shpreh se për kanabizimin e vendit nuk e kanë fajin ambasadorët, por ata kanë fuqinë e fjalës për të reaguar.

"Nuk jam me Bejtjen që shpall fajtorë dy ambasadorët. I vetmi pushtet që kanë këta është pushteti i fjalës dhe që nuk folën nuk i quaj dot fajtorë. Si folën dhe si nuk folën, nuk besoj që ka shqiptarë që i ka besuar ish ambasadorit që thoshin se Berisha është burrë shteti ku ai vrau 4 vetë, nuk i besonin sepse e kishin ngjarjen para syve. Për mua janë faktorë që dita ditës po humbasin kredibilitetin  moral dhe rolin e të qenurit arbitër për hallet tona, dhe këtu fillon e mbaron historia jonë. Për mua ka faj ose Edi Rama , ose Fatos Nano, ose Sali Berisha, dhe këtu mbaron historia." - u shpreh Bushati./TPZ.AL/