AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 21:16

Bejtja: Ambasadori Donald Lu, qëndrim dritëshkurtër për kanabisin

Bejtja: Ambasadori Donald Lu, qëndrim dritëshkurtër për

Analisti Andi Bejtja, teksa komentoi qëndrimin e ambasadorëve në vendin tonë për heshtjen ndaj kanabizimit të vendit, lëshoi një deklaratë të fortë për Donald Lu.

VIDEO:

"Në rastin e Lazaratit kemi pasur një mbyllje syri nga kombëtarët dhe ndërkombëtarët. Në këtë rast ambasadori amerikan tha që për aq kohë sa hashashi nuk hy në Amerikë, nuk na intereson, qëndrim ky për mua drit shkurtër, në mos i qëllimshëm. Të gjithë e kemi të qartë se nuk është problem që nëse shkon hashashi në Amerikë apo jo, por se deformohet shoqëria. Ambasadorja e BE-së është dyfish faji më i madh, sepse ajo përfaqëson gjithë vendet evropiane, jo vetëm Norvegjinë por dhe Greqinë dhe Italinë që janë të mbushura me hashashin shqiptarë. Këta të dy janë fajtorë.  Reforma në drejtësi më duket e pamundur të funksionojë. Dëmi dhe pasoja nuk mund ti ndjejmë tani por do i ndjejmë më vonë. Dëmi dhe pasoja ishin zgjedhjet e vitit 2017, deformimi i zgjedhjeve, ku 20 % e votave ishin të blera." - u shpreh Andi Bejtja./TPZ.AL/