AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 21:09

Babaramo: Kanabizimi i vendit krijoi një ekonomi kriminale

Babaramo: Kanabizimi i vendit krijoi një ekonomi kriminale

Gazetari i njohur, Ilir Babaramo, duke folur për emisionin "Të Paekspozuarit", deklaroi se situata e kanabizimit në vend është e ngjashme me piramidat e '96.

"Është e ngjashme situata me zgjedhjet e vitit 1996. Në ‘96 ishin parat e lehta të piramidave, në 2005, 2007 ishin parat e lehta të hashashit. Është një ekonomi kriminale që dikur do të marre fund. Kemi një tokë të djegur që do vite të vitalizohet sepse një fshatari që dikur mbillte hashash ti thuash hajde mbill domate, nuk e bën dot një gjë të tillë, e ka të vështirë."- u shpreh Babaramo./TPZ.AL/