TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivisti i shoqërisë civile, njëherësh pedagog i Universitetit të Tiranës, Ervin Goci, duke folur në emisionin "Të Paekspozuarit", paralajmëroi ndërtimin e 7 inceneratorëve në vendin tonë, ndërkohë që kapacitetet tona mbulohen nga vetëm 1 incenerator. Goci shpjegoi edhe pse shoqëria civile nuk ka qënë tepër aktive për këtë mega-aferë.
"Shoqëria Civile, i duhet pak kohë të gruposh ca energji që të reagosh ndaj një problemi të caktuar, ndërkohë që qeveria punon me intensitet, me ritëm, me kapacitet. Problemi i incenerimit është se këto incenerator nuk kanë shanset që të përdoren për plehrat e Shqipërisë, sepse nuk janë vetëm këta, janë 7 incenerator, një në Durrës, një në Maliq, janë 7. Janë për plehrat e botës. Shqipëria sipas të dhënave tona ka nevojë vetëm për një incenerator të madh, mjafton për të gjitha plehrat e Shqipërisë. Sepse Inceneratorët nuk fiken, gjatë gjithë kohës duan të hanë dhe ku do i gjejmë e plehrat sepse dhe këto që kemi nuk i mbledhim." - u shpreh Goci./TPZ.AL/