AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 22:56

Kandidatura e Finos në FSHF, Rama: Nuk kam ndërmend të ndërhyj, nuk e ndjek futbollin

Kandidatura e Finos në FSHF, Rama: Nuk kam ndërmend të

Kryeministri, i ftuar në emisionin “Top Story”, foli edhe për një kandidim të mundshëm të Bashkim Finos në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Unë nuk e ndjek futbollin në Shqipëri aspak. Referuar faktit se një anëtar i PS-së mund të kandidojë, mund të them se çdo njeri është i lirë të bëjë ç’të dojë, por kjo nuk do të thotë që unë do të ndërhyj. Nuk kam ndërmend as të ndërhyj dhe as ta ndjek futbollin në Shqipëri”,  tha Rama.