TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Andi Bushati, duke folur për emisionin "Të Paekspozuarit", me temë "Procesi Tahiri", deklaroi se ish Ministri i Brendshëm nuk është një politikan me peshë të lehtë. Sipas Bushatit, ka një tendencë nga Rama për ta kthyer implikimin e Tahirit në trafikun e drogës, si një defekt njerëzor.
VIDEO:
"Ka një tendencë për ta përshkruar Saimir Tahirin si një politikan të lehtë, si një çilimi dhe kjo e bën që të lidhet me disa trafikant që u kërkonte gjerdan apo gjëra të tjera. Pasi e ke mashtruar që avionët e drogës janë mushkonja e të tjera si kjo, tani do ta bësh çështjen si një defekt njerëzor i Saimir Tahirit. Në fakt ai është vetëm viktima e një politike qeveritare të lidhur me drogën. Po të shohim gjithë kronologjinë e ngjarjeve, sa herë që është denoncuar ai, Edi Rama i ka bërë një alibi. Nuk jemi në situatën ku Tahiri punonte pa dijeninë e shefit (Ramës). Gjithmonë, Edi Rama i ka shërbyer si një alibi deri në fund që nuk e la të arrestohej nga prokuroria. Saimir Tahiri është vetëm hallka e një zinxhiri të një politike të lidhur me krimin."- u shpreh Bushati./TPZ.AL/