AKTUALITET, 28 Dhjetor 2017, 21:39

Rama: Ka pasur të ardhura në familjet shqiptare nga aktiviteti kriminal

Rama: Ka pasur të ardhura në familjet shqiptare nga aktiviteti

Kryeministri, i ftuar në emisionin “Top Story”, u pyet se nëse aktiviteti kriminal pati një prurje të ardhurash në familjet shqiptare.

“Ka shumë spekulime, sigurisht diçka ka sjellë, por ajo pjesë e rëndësishme e kësaj të ardhurave ka shkuar jashtë, por nuk duhet të harrojmë se shqiptarët janë aksionarë në këtë. Goditje që i bëjnë Shqipërisë, Lulzim Basha dhe të tjerët, është e padrejtë. Shqipëria bërë një luftë të madhe dhe ka pasur arritje spektakolare”, -- tha Rama.