TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas publikimit të lajmit në media se kryebashkiakut Vangjush Dako i është mohuar viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ambasada amerikane në Shqipëri, ka reaguar ky i fundit. Në një prononcim për gazetën ‘Bulevard’ Dako është shprehur se asgjë nuk është e vërtetë.
I kontaktuar nga gazeta “Bulevard”, Dako është shprehur se nuk ka pasur aplikim për në SHBA por për një vizite nga njerëzit e tij, të cilët për probleme teknike kanë kërkuar edhe praninë e tij.
“E gjitha kjo është një turp, një tendencë e atyre që janë mësuar të hedhin baltë. Unë nuk kam asnjë problem për të shkuar në Amerikë. Gjërat dhe mënyrat që rrodhën krijuan ketë situatë, që nuk ka lidhje me pozicionin tim politik apo si kryebashkiak. Thjeshtë e gjitha kjo ka procedura teknike. Së shpejti do të ndihen keq ata që shpifin gjëra të tilla” ka thënë Dako.
Gazeta “Bulevard” i ka drejtuar Dakos pyetjen nëse ka probleme me vizën për në Amerikë, ndërsa ai është përgjigjur se problemi eshtë teknik dhe se nuk ka asgjë politikisht ndaj Dakos. Ky është reagimi i parë që Dako ka bërë pas akuzave se shteti amerikan nuk lejon Dakon të vizitoj këtë vend. Dako është shprehur se koha do tregoj se kush abuzon lidhur me këtë fakt.