AKTUALITET, 7 Nëntor 2017, 14:27

Nisin hetimet për pasurinë e Saimir Tahirit

Nisin hetimet për pasurinë e Saimir Tahirit

Nis hetimi pasuror për ish-ministrin dhe deputetin Saimir Tahiri.

Për këtë prokuroria po bashkëpunon me  Inspektoratin e Lartë të Deklarimit  Kontrollit të  Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI).Sipas Report Tv njësia antikorrupsion pranë  Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror ndaj Tahirit, vëllezërve Habilaj dhe personave të tjerë të implikuar nga dosjet e marra në shqyrtim. Burime pranë prokurorisë thanë se Tahiri do verifikohet mbi pasuritë e paluajtshme, llogaritë bankare dhe pasuri të tjera, për të mësuar nëse i justifikon këto pasuri ose jo. Ndërkohë po bashkëpunohet ngushtë dhe me ILDKPKI-në lidhur me këtë rast.