AKTUALITET, 7 Nëntor 2017, 13:43

Rama me çitjane, del si “klloun” në qytetin e Fierit

Kryeministri Edi Rama është fotografuar duke inspektuar disa punime rurale të Bashkisë së Fierit. Ai ishte rrethuar nga disa nënpunës civil si dhe Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri bashkë me Kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi.

Por teksa të gjithë ishin të veshur normal, ajo që të bie në sy janë çitjanet që kishte veshur kryeministri, duke u paraqitur si “klloun” para njerëzve. Nuk është hera e parë që kryeministri Rama ekspozon vehten e tij me veshje të tilla. Pak javë më parë, në një samit të rëndësishëm, Rama u vu në lojë nga homologët e tij europian, për shkak të atleteve që kishte veshur me kostum serioz.

Reagon kryeministri Rama “i zhytur” në çitjane: Janë Yamamoto!

Ndërkohë kryeministri ekstravagant, ka shpjeguar pantallonat që i vareshin teksa inspektoi disa punime në Bashkinë e Fierit. Nëpërmjet një reagimi në facebook, Rama shprehet se çitjanet e tij janë Yamamoto, ndërsa i turret komentuesit duke i thënë se ju merrni vesh nga moda aq sa merr vesh majmuni nga brekët.

Mbase kryeministri mund të ketë të drejtë që shqiptarët nuk është se janë ndjekës të modës italiane apo franceze, por e dallojnë shumë mirë faktin se kryeministri i tyre kishte veshur një palë pantallona që nuk ishin në propocion me trupin e tij. Çitjanet, Rama i kishte shoqëruar me një palë këpucë me majë, me numër 46. Pra, një gallof i madh i zhytyr brenda një palë çitjanesh tepër të vogla.

Kjo mund të jetë shija e Edi Ramës si individ dhe nuk ka asnjë problem, por si kryeministër kjo është një shenjë e fortë që tregon karakterin e tij në raport me njerëzit./TPZ.AL/