AKTUALITET, 13 Dhjetor 2017, 13:29

Erdogan: Bota duhet të njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e Palestinës!

Erdogan: Bota duhet të njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka patur prej ditësh një qëndrim të ashpër ndaj vendimit të Trump, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit. Ai ka nxitur liderët e vendeve Muslimane, të njohin Jeruzalemin si "kryeqytetin e pushtuar të shtetit të Palestinës".

Duke folur në një samit të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik, Erdogan tha se vendimi i SHBA-së, për njohjen e Jeruzalemin si kryeqytetin e Izrael është "i pavlefshëm".

Erdogan e akuzoi Izraelin se është një " shtet i terrorit".

Lideri i palestinez, Mahmoud Abbas, u shpreh se SHBA-ja, "u vetëskualifikua nga roli që luante në këtë proces".

"Ne nuk duhet të pranojmë asnjë rol të SHBA-së në procesin e paqes. Ata kanë provuar se janë të anshëm në favor të Izraelit", u shpreh Abbas.

BBC / TPZ.AL