AKTUALITET, 13 Dhjetor 2017, 12:03

Kryetarja e LSI-së:  Seanca dëgjimore e paligjshme, të gatshëm të ndryshojmë ligjin për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Kryetarja e LSI-së:  Seanca dëgjimore e paligjshme, të

Kryetarja e LSI-së deklaroi para gazetarëve se është e gatshme të votojë për të ndryshuar ligjin për zgjedhjen e Prokruorit të Përgjithshëm,  duke hequr pikën që ka futur në lojë shoqërinë civile. Ajo tha se nuk mund të presim shoqërinë civile, e cila financohet totalisht nga Edi Rama.

Ndërkohë lidhur me seancën e sotme të dëgjimit të kandidatëve e konsideroi të paligjshëm.

“Kompetencat e këtij komisioni janë të shkruara në Kushtetut. Po kështu edhe zgjedhja e prokurorit janë të përcaktuara. Ndërsa se kush është fajtori për ngritjen e KLP është diçka tjetër. Ata duhej të ishin ngritur tetë muaj më parë. Kjo për faj të shoqërisë civile. Shoqëria civile bëri dhe një protestë për Reformën në Drejtësi dhe sot janë ata që po e bllokojnë këtë reformë. Ata nuk po japin kandidatin e fundit.

Kjo ka vetëm një qëllim, dështimin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Kjo po krijon rrugë për rrëmbimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Këto ngrenë dyshime për mosfunksionimin e Reformës në Drejtësi. Zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm nuk e kemi në asnjë dispozitë. Kush e përcakton se sa kohë mund të qëndroi ky prokuror. “, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi tha se e gjitha kjo bëhet për të mbyllur dosjet e Saimir Tahirit dhe dosje të tjera si dhe për të shkatërruar prova, ashtu sikundër është bërë deri tani.

Për mua është e qartë që mosngritja e KLP është skenarë i qëllimshëm, për të rrëmbyer institucionin e Prokurorit të Përgjithshëm.

TPZ.AL