TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Reformës në Drejtësi u shpreh gjatë konferencës për sdidat që sjell futja e teknologjisë në zgjedhje, se opozita është e vetëdijshme për problemet dhe në asnjë lloj mënyrë nuk do të fshihet pas gishtit të akuzës.
Por nga ana tjetër, Bylykbashi theksin se zgjedhjet e fundit shënuan një regres të qartë përsa i përket standarteve zgjedhore, duke thënë se ka patur raste kur një banori në Manëz të Durrësit, i janë ofruar mijëra euro në këmbim të votës, vetëm pak minuta para nisjes së procesit të votimit.
Deputeti i PD-së garantoi se selia blu e ka me seriozitet çështjen e futjes së votimit elektronik në zgjedhjet shqiptare, një opsion të cilin po diskutohet gjerësisht u shpreh Bylykbashi.
“Komisioni sapo ka nisur punën dhe duke qenë se çështja e përdorimit të teknologjive në votime, është një çështje që kërkon kohë e seriozitet. Është koha më e mirë. Kjo konferencë përkon dhe me një nga vendimet që ka dhënë ky komision, për hartimin e planit të punës; për përdorimin e teknologjive në votim, dhe votimin e emigrantëve. Ne do të na ndihmojmë që të marrim vendime kurajoze. Kjo është një zgjidhje globale që do të ndeshemi sot. Kush është në opozitë nuk kërkon që të shpëtojë zgjedhjet, por jemi para një çështje që Shqipëria do kërkoj ta zgjidh këtë çështje. Raporti i 2017 e çon Shqipërinë në nivelet e 2001. Pa i bërë analizën e këtyre zgjedhjeve, ne problemet i dimë, nuk fshihemi sot pas gishtit. Kemi bërë reforma dhe në fund kemi trokitur gotat dhe më pas kemi gjetur probleme. Me vullnet mund të ecet përpara. Por problemet që ne i kemi trajtuar në lidhje me administrimin e zgjedhjeve nuk kanë ikur, por janë shtuar. Shit-blerja e votave është prioritet numër një, administrata, sa makina përdor shteti. Jemi par asnjë game shumë të madhe. Për fat të keq, nëse në vitin 2009 i futën kartat e identitetit, menduam se e zgjidhëm problemin. Por në dy zgjedhjet e fundit, kemi hasur probleme me këtë. Karta e identiteti po përdoret për të ‘prenotuar’ votën e një zgjedhësi. Karta e identitetit po kthehet në mjet për blerjen e votës. Sot votohet në emër të emigrantëve. Sot sistemi është pasiv. Në emër të personave të tjerë votojnë njerëz që nuk kanë lidhje me atë votë. Administrimi i zgjedhjeve me të gjithë problematikat që ka, vazhdon të rendohet. Nëse një familje në Manzë të Durrësit i janë ofruar 1500 euro çerek ore para mbylljes së qendrave, nuk mohohet. Jemi para problemeve të cilat s’po lënë procesin të ecin para.”, tha Bylykbashi