AKTUALITET, 13 Dhjetor 2017, 12:26

Arrestohet hajduti i gomave të makinave në kryeqytet

Arrestohet hajduti i gomave të makinave në kryeqytet

Arrestohet autori i dyshuar i disa vjedhjeve të aksesorëve të automjeteve të ndodhura në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr.2. Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.2  kanë arrestuar  shtetasin:

Artur Karma, 41 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas më datë 09.12.2017,  dyshohet se ka vjedhur disa goma të llojeve  të ndryshme në një gomisteri në bulevardin "Bajram Curri", të shtetasit G.R., 29 vjeç.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas  dyshohet dhe si autor i ngjarjeve  ndodhura si më poshte :

Më datë 23.08.2017, dyshohet se ka vjedhur kasetofonin dhe navigatorin e mjetit tip “Golf” të shtetases A.B., 27 vjeçe.

Më datë 14.10.2017, dyshohet se ka vjedhur gomat e mjetit “Chevrolet” të shtetasit A.B., 31 vjeç.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas  dyshohet se mund të ketë  kryer.

Materialet  i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

TPZ.AL