TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e djeshme një 23 vjeçari i është bërë një atentat me armë në Orikum, teksa ky i fundit po qëndronte në hyrje të qytetit, pranë një pike karburanti.
Plumbat e goditën në këmbë Denis Brahimin, i cili arriti t’i shpëtojë vdekjes vetëm duke u plagosur.
Këtë të mërkurë policia shprehet se ka arritur të identifikojë dy personat që kryen atentatin e dështuar.
Sipas policisë sherri ndodhi për arsye banale.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme nga Policia në lidhje me ngjarjen (plagosjen me armë zjarri), të ndodhur në hyrje të Orikumit, ku mbeti i plagosur një shtetas, ju informojmë së :
Nga veprimet hetimore të kryera prej Policisë ka rezultuar se në hyrje të qytetit të Orikumit, shtetasit G.Ç., 23 vjeç, dhe G.B., 33 vjeç, për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri drejtim shtetasit D.B., duke e lënë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën, dhe janë larguar prej vendit të ngjarjes me mjetin tip Volksëagen, i cili u gjet i braktisur në vendin e quajtur ”Çipaj” në aksin rrugor Orikum-Llogara.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore Policia ka arrestuar shtetasin Geraldo Hasanaj, 20 vjeç, banues në Orikum, (lidhje shoqërore e të dëmtuarit dhe i ndodhur në vendngjarje), sepse gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, në mjetin e tij tip ”Ford Fiesta” Policia ka konstatuar një sasi (514 gr) lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: dy automjete, një mjet Volksëagen i përdorur prej autorëve dhe mjeti tip Ford Fiesta e shtetasit të arrestuar, lënda narkotike, një aparat celular si edhe gëzhoja e kalibrit 7.62 mm e gjetur në vendngjarje.
Policia ka bërë shpalljen në kërkim për të dy autorët, shtetasit G.Ç., G.B., dhe po vijon intesivisht punën për kapjen e ndalimin e tyre. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.