TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur menjëherë kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në daljen e tij nga selia e partisë, Basha foli edhe për rolin e ndërkombëtarëve në proces dhe u shpreh se opinionet e tyre dhe interpretimi i tyre për kushtetutën nuk ka asnjë vlerë. Sipas Bashës, Edi Rama po kërkon të kapë kryeprokurorin, në mënyrë që të mbyllë dosjet kompromentuese, si ajo e Tahirit.
Rama ka përdorur sërish ambsadorët për të sulmuar kreun e PD-së dhe të gjithë ata që dyshojnë në qëllimet e SHBA-së dhe BE-së. Sipas Ramës, këta njerëz që mund tu shkojë mendja të dyshojnë te qëllimet e mira të SHBA-së dhe BE-së, janë "budallenj'.
"A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën!Hajde politikë hajde", shkruan Rama në facebook.
Pra Rama po u thotë krtikëve dhe opozitës, se nëse ai do të tentonte të kapte kryeprokurorin, këtë gjë nuk do ta lejonte SHBA dhe BE, por përkundrazi ata janë në krah të tij në këtë proces.
Përdorimi i ndërkombëtarëve nga kryeministri Rama, është tashmë një taktikë e njohur e tij, për tu thënë shqiptarëve se ka në krah fuqitë e mëdha dhe se çdo qëndrim kundër tij, është një qëndrim kundër ambasadorëve.
/TPZ.AL/
