TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident automobilistik në Janinë të Greqisë ka rezultuar fatal për një 28 vjeçar pakistanez, i cili është përplasur me një kamion që drejtohej nga një shtetas shqiptar.
Aksidenti ka ndodhur gjatë natës së kaluar në autostradën Janinë- Arta dhe sipas medias lokale, përplasja ka sjellë vdekjen e të riut nga Pakistani.
Si pasojë e përplasjes së makinës me kamionin që drejtohej nga shqiptari, ka mbetur po ashtu i plagosur dhe pasagjeri i veturës, një 25 vjeçar po nga Pakistani.
Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e shqiptarit. 48 vjeçari është shoqëruar nga autoritetet në komisariat, ndërsa kanë tashmë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe fajtorin e aksidentit./ TPZ.AL