TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë konferencës së organizuar me gazetarët, lidhur me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Përkohshëm, kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka reaguar edhe për raportet e EURALIUS dhe OPDAT, të cilët rekomanduan një zgjedhje të tillë. Sipas Bashës, raportet e tyre janë pa asnjë vlerë dhe se nuk u takon të huajve të bëjnë interpretimin e Kushtetutës.
"Opinioni i EURALIUS dhe OPDAT nuk ka asnjë vlerë, sepse ata nuk kanë asnjë tagër të interpretojnë Kushtetutën e Shqipërisë.
Basha bëri thirrje edhe për përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët kanë qenë prezent në këtë proces.
“Asnjë përfaqësuesi ndërkombëtar të mos i shkojë në mendje t’i kërkojë shqiptarëve të shkelin Kushtetutën”, tha Basha.
TPZ.AL