AKTUALITET, 13 Dhjetor 2017, 12:10

Kryemadhi: OPDAT dhe EURALIUS nuk mund të interpretojnë Kushtetutën, Ramën e ka zënë paniku

Kryemadhi: OPDAT dhe EURALIUS nuk mund të interpretojnë

OPDAT dhe EURALIUS janë fakultativ. Jemi para dy raporteve atij të këtyre dy institucioneve dhe një nga Kuvendi që thotë se Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me 84 vota.  Por Kushtetuta nuk lejon interpretim nga asnjë njeri, as nga EURALIUS ose nga OPDAT as nga Gjykata Kushtetuta.

Deputeti që ka kërkuar raportin ose është i paditur, ose e ka bërë qëllimisht, ose është i lig.

Është nga artificat makiavelistë që përdor Rama për të zgjatur kohën.

Mazhoranca ka frikën për çështjen Tahiri dhe për këtë po nxiton për të shkelur Kushtetutën.  Kjo çështje mban në ankth jo vetëm me Ramën. Vetëm ai e di se çfarë ka brenda kësaj dosje dhe çfarë do të ndodh.

TPZ.AL