AKTUALITET, 5 Shtator 2018, 15:05

EMRI/ Dy persona plagosin me armë 34-vjeçarin në Shënkoll, policia jep detajet e para

EMRI/ Dy persona plagosin me armë 34-vjeçarin në Shënkoll,

Të shtëna me armë janë shënuar paraditen e sotme, rreth orës 13:30, në Shënkoll, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Ura e Prekanit, ndërsa ka mbetur i plagosur shtetasi Martin Doda, 34 vjeç, mbi të cilin dyshohet se kanë shtënë me armë shtetasit P.Ll. dhe Z.B., te dy banues në Tale, të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

I lënduari është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në vendin e quajtur ” Ura e Prekanit” në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales, është plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale , të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.