TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në një dyqan ushqimor, në Krujë. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por dëme të mëdha materiale.
Mësohet se dyqani ishte në pronësi të shtetasit Gëzim Meta, nga Nikla e Krujës. Ky i fundit kishte hapur një dyqan ushqimor, për të mbajtur familjen.
Policia nuk jep detaje rreth sasisë së eksplozivit të vendosur.
Ndërkohë pronari i dyqanit, i ka thënë policisë se nuk ka asnjë emër të dyshuar. Por nga të dhënat, kjo është hera e dytë që në këtë ambient, vendoset eksploziv. Policia thotë se e njëjta gjë ka ndodhur edhe dy vite më parë.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, dhe për shkakun.
TPZ.AL