TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në katër qarqe të vendit nuk i jepnin llogari drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakos.
Kështu është shprehur gazetari Spartak Koka, i cili ka shtuar sonte në studion e emisionit Opinion, se Cako e ka kryer punën e drejtorit të përgjithshëm, ka mbajtur protokoll në lidhje me mbledhjet e organizuara me krerët e policisë së qarqeve të vendit dhe ka dërguar informacion në lidhje me to.
Koka tha se pavarësisht kësaj, katër drejtues policie nuk ishin në kontrollin e Çakos, pasi ata nuk i jepnin llogari atij
Ai tha se Prokuroria duhet të thërrasë dhe të marrë në pyetje Haki Çakon.