TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grupe të forcave operacionale të policisë së shtetit kanë nisur operacionin për zbatimin e urdhër-arresteve për 3 ish-zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim për lidhje me grupin e Habilajve.
Lapsi.al mësoi se forcat e policisë janë paraqitur fillimisht në shtëpitë e Jaeld Çelës, Sokol Bodes dhe Gjergji Kohilës në orët e pasdites me urdhrin e arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Pjesë e operacionit mësohet se kanë qenë dhe forca të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, por asnjë prej tyre nuk është gjetur në banesë. Nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë larguar jashtë vendit.