TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin "Opinion" në TV Klan ka thënë se njëri prej zyrtarëve të lartë për të cilët Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar ndalimin dhe arrestimin, është nën kërkim në zonën e "oxhakut" në këto momente.
Sipas Vangjelit, prokuroria nuk ka vendosur adresat e këtyre zyrtarëve, gjë që po sjell vështirësi në gjetjen e tyre.
"Prokuroria nuk ka vendosur adresat e personave. Policia është duke kërkuar një prej personave në zonën e oxhakut" u shpreh Vangjeli.
Nga ana tjetër gazetari Spartak Koka konfirmoi se adresat e personave nuk janë specifikuar.
"Njëri rezulton në Durrës. Tjetri në Sarandë dhe shtetasi tjetër me adresë në Berat. Këto adresa njihen ligjërisht, pavarësisht se të tre kanë banesa në Tiranë".
/TPZ.AL/