TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një debat i fortë është regjistruar në Top Story mes dy ushtarakëve të lartë, Gjeneral Jeronim Baze dhe Kolonel Dritan Demiraj. Debati degradoi në tone të ashpra nga Demiraj i cili akuzonte gjeneral Bazen për paaftësi në drejtimin e Forcave të Armatosura.
"Si stë vjen zorr që vjen përballë meje. Nuk je serioz. Ke shkatërruar ushtrinë, ke bërë anti-reforma. Ke përdorur ushtrinë, e ke kthyer në komunale, duhet të të vijë zorr. Të mbash përgjegjësi për këtë punë, sepse ke bërë vetëm gabim dhe të të vij turp. Nuk ke bërë asnjë gabim." - u shpreh Demiraj.
Ish Ministri i Brendshëm, deklaroi se pas vitit 2013, Forcat e Armatosura degraduan jo për faj të ministrave por për faj të kupolës së gjeneralëve.
"Caktoi një komandant pijanec, që rrinte rrugëve duke pirë raki. Larguan forcat ushatarake nga lufta dhe kjo bëri që të uleshin benefitet. Mbi 70% të forcave komande kanë ikur nga puna sepse u hoqën nga operacionet ndërkombëtare. Nuk është faji i Kodhelit apo Xhaçkës, por i ushtarakëve. Është faji i Jeronim Bazes." - u shpreh Dritan Demiraj.
Më poshtë pjesë nga debati:
Baze: Kur morra detyrën, partnerët kishin arritur pabesueshmërinë ndaj Forcave të Armatosura. Kjo ka qënë lufta ime nga fillimi deri në fund. Kam frikë se e kemi degraduar bisedën.
Demiraj: E gjete ushtrinë në vendin e 5-të për kontributet shoqërore, dhe tani e ke çuar në vendin e fundit. Mos qesh por duhet të qash për këtë që ke bërë.
/TPZ.AL/