AKTUALITET, 22 Nëntor 2017, 19:39

Ekskluzive/ Tpz.al zbulon emrat e ish drejtorëve të Policisë së Shtetit që do të arrestohen

Ekskluzive/ Tpz.al zbulon emrat e ish drejtorëve të Policisë

Burime konfidenciale për Tpz.al, bëjnë me dije se prokuroria për Krime të Rënda ka lëshur disa urdhër- arreste për zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit. Siç mëson Tpz.al ata dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Tahiri’ për trafikun e kanabisit.

Mes emrave që pritet të arrestohen është edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ish shefi kundër krimeve në Policinë e Vlorës, Gjergj Kohila si dhe ish drejtori i Postës së Dhërmiut, Sokol Bode. Ky i fundit është fotografuar me Moisi Habilajn. Ndërkohë Tpz.al mëson se një urdhër-arresti është lëshuar edhe ndaj ish Drejtorit të Shkodrës, Alban Çela, i cili rezulton edhe i afërt me ish Ministrin Saimir Tahiri.

Këto urdhër-arreste kanë mbërritur në polici dhe pritet ekzekutimi i tyre. Asnjëri prej tyre, deri tani nuk është arrestuar.

Prokuroria kërkon arrestim të atyre që i cilëson si bashkëpunëtorë të Tahirit në trafikun e drogës. Ish-ministri u vu nën hetim pas bërjes publike të përgjimeve nga pala italiane për dosjen ‘Habilaj’. Ndërkohë burime të mirëbesuara, thanë për Tpz.al, se janë në total 9 urdhër arreste për ish drejtues dhe policë bazë, të cilët janë implikuar në dosjen "Tahiri-Habilaj".

Në foton kryesore: Gjergj Kohila, Sokol Bode me Moisi Habilaj, Jaeld Çela

/TPZ.AL/