AKTUALITET, 4 Tetor 2018, 13:12

Droga shqiptare ‘pushton’ Italinë, kapen 700 kg

Droga shqiptare ‘pushton’ Italinë, kapen 700 kg

Policia ka sekuestruar 700 kg drogë që vinte nga Shqipëria, ndërsa ka arrestuar 17 persona. Dyshohet se lënda narkotike është transportuar me gomone nga Shqipëria në portin e Lëçes në Itali.

12 prej të arrestuarave kanë marrë masën e sigurisë “arrest me burg” ndërsa 5 të tjerët janë lënë në “arrest shtëpie”.

Banda e drogës vepronte në zona të ndryshme të Italisë, të cilat nga grumbullimi i drogës në depo dhe në shtëpi të braktisura, më pas bënin shpërndarjen dhe shitjen e saj në tregun italian. Aksioni u zhvillua në disa qytete si në Bari, Fasano, Leçe, por edhe në disa zona të tjera, të cilat mbaheshin prej kohësh në monitorim.

Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarave, përveç Cannabisit, kokainës janë sekuestruar, arsenal armësh dhe municione luftarake. Gjithashtu, në një shtëpi në “Torre a Mare”, karabinierët kanë kapur një ngarkesë droge nga Shqipëria. Mendohet se trafikantët kanë ndjekur rrugën Shqipëri- Pulia, duke përdorur gomone, të pajisur me dy motorë të jashtëm me 250 kuaj fuqi secila.

Ndërkohë nga brigjet shqiptare në zonën e Barit, janë kapur pothuajse 700 kg drogë të llojit “marijuanë”, e ndarë në pako, ndërsa nëse do dilte në treg kapte vlerën totale prej 5 milionë euro. Policia italiane nuk ka bërë publik identitetin e personave të arrestuar. TPZ.AL