AKTUALITET, 4 Tetor 2018, 14:06

"Xhisiela, pengu i politikës", sot në orën 21:00 në "Të Paekspozuarit"

"Xhisiela, pengu i politikës", sot në orën 21:00

"Xhisiela, pengu i politikës", do të jetë tema që do të diskutohet në emisionin "Të Paekspozuarit", mbrëmjen e sotme.

Në studion e gazetarit Ylli Rakipi, do të jenë të ftuar Carlo Bolino, Rudina Xhunga dhe Andi Bushati. 

Në emision do të komunikojë personi që e shpërtheu skandalin, nënoficeri Emiljano Nuhu dhe do të jenë prezentë; një ekspert i njohur i mjekësisë ligjore dhe gazetarët investigativë Basir Çollaku dhe Klodiana Lala. 

"Xhisiela, pengu i politikës", sot në orën 21:00, në News24.

/TPZ.AL/