AKTUALITET, 4 Tetor 2018, 10:02

Meta në SHBA: Mirënjohës për Senatorin McCain, ndihmoi Kosovën

Meta në SHBA: Mirënjohës për Senatorin McCain, ndihmoi

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vizituar Institutin John McCain ku është takuar me drejtuesit e tij. Kjo vizitë bëhet në kuadër të vizitës në SHBA.

Meta vlerësoi kontributin e rëndësishëm të senatorit të ndjerë John McCain si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë.

I nderuar të vizitoja McCain Institute dhe të takoja drejtorin ekzekutiv, Ambasador Kurt Volker.

Mirënjohës për Senatorin John McCain, në veçanti për kontributin e tij për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.????”, shkruan Meta nw “Facebook”.