TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mëngjesin e sotëm Prokuroria ka marrë në pyetje të dyshuarit e arrestuar për lidhje me 3.4 mln eurot e sekuestruara në “Toyota Yaris” në Durrës.
Ngjarja ndodhi në Durrës më 24 qershor teksa të arrestuarit përpiqeshin të kalonin makinën me shumën e parave.
Në pranga ranë: Edi Lika, Klevio Cani, Agim Çekaj, si dhe Alban Mollaymeri, kanë këmbëngulur se për eurot e bllokuara në makinë nuk kanë pasur asnjë dijeni.
Dy kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi, të cilët dyshohen si të përfshirë në rastin në fjalë janë të shpallur në kërkim dhe autoritete po punojnë për lokalizminin dhe më pas arrestimin e tyre.
Bllokimi i “Toyota Yaris” u realizua më 24 qershor, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur brenda mjetit. Pas hetimeve u zbulua se makina ishte nisur nga Belgjika me destinacion Shqipërinë. TPZ.AL