AKTUALITET, 4 Tetor 2018, 12:40

Padia për Ramën, Vasili: Kjo është provë morali për Prokurorinë

Padia për Ramën, Vasili: Kjo është provë morali

Pas dorëzimit të padisë ndaj kryeministrit Edi Rama dyshja Vasili dhe Spaho kanë shpjeguar akuzat.

Petrit Vasili tha për gazetarët se ky vendim i opozitës vjen pas qëndrimeve dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili sipas tij ka kanosur për jetë a vdekje një komisar policie dhe do t’i mbyllë gojën çdo të vërtete.

Kryeministri i vendit nuk i është kanosur dhunuesit por i është kanosur denoncuesit dhe ky është fakt publik. Së dyti, çdo pretendim i lidhur me deklarimet e komisar Nuhut, pas këtyre deklarimeve djali i deputetit ndodhet në ‘arrest me burg’, kurse dy muaj rresht djali i deputetit shëtiste nëpër Shqipëri dhe bënte ç’të donte.”-deklaroi Vasili.

Deklarata e plotë:

Arsyeja për të cilën ne ndodhemi është shumë e thjeshtë.

Ne kemi paditur kryeministrin për një arsye shumë të qartë për të gjithë ju: sepse kryeministri i vendit nuk i është kanosur dhunuesit por i është kanosur denoncuesit dhe ky është fakt publik.

ë dyti, çdo pretendim i lidhur me deklarimet e komisar Nuhut, pas këtyre deklarimeve djali i deputetit ndodhet në ‘arrest me burg’, kurse dy muaj rresht djali i deputetit shëtiste nëpër Shqipëri dhe bënte ç’të donte. Fakti është që deklarimet vunë në lëvizje një proces, shkaktuan arrestimin dhe njëkohësisht hapën një kalvar të tërë dhe një dokumentacion i tërë i fshehur edhe nga ju sepse jeni njohur me një njoftim të personave publik muaj më parë i cili nuk u mor në konsideratë.

Gjithë këto deklarime nxorën një të vërtetë të madhe në shesh, ndërkohë që kemi një km që iu kanoset për jetë a vdekje atyre që thonë të vërtetën dhe ka marrë misionin e madh t’i mbyllë fytin e gojën çdo të vërtete.

Këtu jemi pikërisht për ta mos mbyllur fytin dhe gojën dhe njëherazi për të vënë sërish në provën e moralit dhe zbatimit të detyrës shtetërore prokurorinë.

Ai kujtoi padinë tjetër ndaj kryeministrit për çështjen e audio përgjimit të Agron Xhafajt.

Pasi kemi qenë bashkë në prokurorinë e Krimeve të Rënda ku është sërish i paditur Edi Rama pasi deklaroi se kishte bërë ekspertizën e audio-përgjimit të vëllait të ministrit Xhafaj dhe ju e dini që prokuroria vetëm para pak ditësh kishte marrë përgjigje, një përgjigje që ky me demek e kishte marrë që një ditë më mbrapa.

Ai theksoi se kjo është një provë e madhe për zbulimin e të vërtetave në radhë të parë nga prokuroria për t’i shkuar deri në fund dhe në radhë të dytë për t’i dhënë të kuptojë përfundimisht që s’ka dy drejtësi, një drejtësi që nuk vepron për kryeministrin dhe një drejtësi që vepron për të gjithë ju, edhe ju si gazetarë. Dua t’ju kujtoj që kolegut tuaj i janë sekuestruar celularët menjëherë pas një transmetimi televiziv, kurse një kryeministri që deklaron gjëra shumë të rënda e të rrezikshme sot e kësaj dite nuk është marrë ndonjëherë në pyetje.

Pyetja ime është çfarë ka më shumë qytetari Edi Rama më shumë se nga çdo qytetar gazetar në Shqipëri dhe pikërisht për këtë jemi këtu për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje. TPZ.AL