AKTUALITET, 4 Tetor 2018, 11:28

E paditën në Prokurori, Rama Ironi: Vasili dhe Spaho dy gjysmagjelat e opozitës…

E paditën në Prokurori, Rama Ironi: Vasili dhe Spaho dy gjysmagjelat e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas padisë në Prokurorinë e Tiranës nga PD dhe LSI. Ai akuzohet nga opozita se ka kërcënuar ish-policin Emiljano Nuhu, pasi ky i fundit denoncoi dhunimin e Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të PS, Rarahman Rraja.

Përmes një postimi në “Facebook” Rama ironizon Edmond Spahon dhe Petrit Vasilin duke i quajtur dy gjysmagjela të opozitës.

Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2 I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem.-“ shkruan Rama.

Postimi i Ramës:

Dy gjysmagjela të opozitës së shpërndarë më paskan kallëzuar në Prokurori në emër të heroit të filmit Babale 2 I falenderoj dhe plotësisht gati të hetohem, duke pritur me durim që Prokuroria t’i nxjerrë fundin të dy Babaleve, ndërkohë që puna për Paketën Antishpifje vazhdon. TPZ.AL