AKTUALITET, 4 Tetor 2018, 09:35

23 vjeçari kalon me të kuqe, përplas 3 makina dhe grushton policët

23 vjeçari kalon me të kuqe, përplas 3 makina dhe grushton

Policia e Tiranës ka arrestuar 23 vjeçarin Renald Canaj pasi me mjetin e tij kaloi me semafor të kuq.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme te rruga e Kavajës, i riu nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, u largua me shpejtësi në drejtim të “Komunës së Parisit”. Gjatë ikjes Canaj ka përplasur tre mjete duke shkaktuar dëme.

Forcat e policisë së komisariatit nr.2 e kanë ndjekur për disa minuta duke e arrestuar te zona e “Komunës së Parisit”.

23-vjeçari përballet me pesë akuza “Largim nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrim prone”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 150, 237, 242 273 dhe 274 të Kodit Penal. TPZ.AL