TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka akuzuar opozitën gjatë seancës së sotme parlamentare pas denoncimit të ish-oficerit të policisë Emiljano Nuhur për përfshirje në dhunimin e këtij të fundit dhe Xhisiela Malokut.
Balla ka akuzuar opozitën dhe Lulzmim Bashën.
Më tej ka kërkuar nga Prokuroria të nxjerri nëse ai ka qenë në policinë e Krujës së bashku me deputetitn Rrahman Rraja gjatë kohës që u kërcënua dhe dhunuar Xhisiela Maloku.
Deklarata e plotë:
Thirrja ime sot ndaj prokurorisë edhe për shpifjen më të fundit, prokurorisë i kërkoj të hetojë menjëherë. Mjaft më me muaj për të zbardhur një çështje.
Një çështje që zbardhet brenda ditës. Nëse unë apo Rrahman Rraja kemi qenë atje, ka prova. Kjo histori do jetë historia e turpit të Lulzim Bashës.
Me të shantazhu Lulzimi është turp. Grupi parlamentar i PS-së ka nxjerr prova të qarta se si Lulzim Basha ka shantazhuar bizneset në këmbim të parave për kompaninë e kunatit të tij. TPZ.AL