AKTUALITET, 4 Tetor 2018, 12:06

“Pakti me Greqinë”, Manjani-Metës: Mos lejo shkëmbimin e territoreve!

“Pakti me Greqinë”, Manjani-Metës: Mos lejo

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar deklaratën e presidentit Meta lidhur me “Paktin me Greqinë”, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”.

Përmes një postimi në “Facebook” Manjani shkruan se Meta nuk duhet të fshihet pas argumenteve , i cili i quan të padrejta, pretendimet s’e nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe me fuqizimin e saj mund të ratifikohet pakti.

Por, shton ai, Meta duhet të luajë rolin mbi palët, ashtu siç e parashikon Kushtetuta e Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Është shqetësuese deklarata e Presidentit të Republikës që:”marrëveshja e detit me Greqinë të kalojë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese”...

Presidenti si kryetar i shtetit, nuk ka pse të presë Gjykatën Kushtetuese për të denoncuar një proçes fallco negociatash, totalisht të diktuar nga qeveria Greke!

Ai proces diktati, i pranuar paturpësisht nga Qeveria jonë, ka prodhuar një draft marrëveshje dhe një hartë skandaloze që është shkëmbim i pastër territori.

Jepet shelf continental për të marrë ujë me kripë!!

Presidenti, si përfaqësues i unitetit të popullit, duhet thjesht ta denoncojë këtë farsë dhe produktin e saj anti kombëtar.

Në vijim Ai duhet të na sigurojë se nuk do të autorizojë nënshkrimin e asaj marrëveshje, pavarësisht ka apo jo Gjykatë Kushtetuese!

Autorizimi (Plotfuqishmëria) është detyrë kushtetuese e Tij, jo e Gjykatës.

Ndaj ska pse të fshihet pas argumentit (jo të pa drejtë) që ska gjykatë, por të garantojë popullin Shqiptar që sdo lejojë shkëmbim territori me Greqinë!

Kaq i kërkohet të bëjë! TPZ.AL