TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka deklaruar lidhur me falimentimin e mijëra bizneseve në Shqipëri.
Sipas tij numri i bizneseve që kaluan në status pasiv, pra që kanë pezulluar aktivitetin e tyre, u rrit me 2.3 herë në krahasim me shtatorin e një viti më parë. Këtë listë të zezë e kryeson Drejtoria Rajonale Tatimore në Durrës, ku janë mbyllur rreth 374 bizneseve.
“Numri i bizneseve që kaluan në status pasiv, pra që kanë pezulluar aktivitetin e tyre, u rrit me 2.3 herë në krahasim me shtatorin e një viti më parë. Këtë listë të zezë e kryeson Drejtoria Rajonale Tatimore në Durrës, ku janë mbyllur rreth 374 bizneseve”, shkruan Duka në Facebook.
Statusi i plotë:
Na thonë “fluturon gomari” dhe … ne shqiptarët e besojmë!”
– pohonte Faik Konica dekada më parë. Sot na thonë se ekonomia fluturon, por statistikat e Tatimeve na rrëfejnë një histori tjetër, atë të mijëra bizeseve që pezulluan aktivitetin në muajn shtator. Rënia e fuqisë blerëse ka qenë shkaku që ka çuar në mbylljen e 1978 aktiviteteve.
Numri i bizneseve që kaluan në status pasiv, pra që kanë pezulluar aktivitetin e tyre, u rrit me 2.3 herë në krahasim me shtatorin e një viti më parë. Këtë listë të zezë e kryeson Drejtoria Rajonale Tatimore në Durrës, ku janë mbyllur rreth 374 bizneseve.
Pra asgjë e re nga fasadat e mazhorancësë; një tjetër shembull i mirë se si tjetër gjë flasin dhe tjetër gjë përjetojnë bizneset e ndershme të vendit. TPZ.AL