TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Petrit Vasili së bashku me Edmond Spahon ka bërë padit penale ndaj kryeministrit Edi Rama, ku akuzohet se ka kërcënuar ish-nënkomisarin e policisë Emiljano Nuhu.
Ish-nënkomisari Nuhu denoncoi publikisht në media dhunimin e Xhisiela Malokut nga djali i deputetit Socialist Rrahman Rraja.
Deputeti Spaho shpjegoi se janë bërë tre akuzat ndaj Ramës për këtë çështje: “Kanosjen për shkak të detyrës ndaj nënkomisarit Nuhu; ka ndërmarrë veprime për fshehjen e së vërtetës dhe kanosje, veprime këto që dënohen me 2-3-4 vite burg ndaj dhe PD-LSI ka vendosur ta padisë.
Me fjalën “horr” ndaj oficerit Emiljano Nuhu në rastin e denoncimit të Xhisiela Malokut, kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë në hetim dhe ka përcaktuar poshtërimin e nënkomisarit Nuhu dhe e ka paralajmëruar që të mos vazhdojë më e të pengojë hetimin.”
Sipas fjalës së deputetit demokrat Rama rrezikon të dënohet 2-3-4 vite burg nëse shpallet fajtor. Më tej Spaho paralajmëroi Ramën të mos pengoi hetimet.TPZ.AL