AKTUALITET, 6 Shkurt 2018, 18:54

Dosja e CEZ, prokuroria thërret Genc Rulin

Dosja e CEZ, prokuroria thërret Genc Rulin

Prokuroria thërret ish-ministrin e qeverinë “Berisha”, Genc Ruli për çështjen e CEZ. Mësohet se ish-ministri do të pyetet si person që ka dijeni për privatizimin e CEZ.

Thirrja për tu pyetur e Rulit vjen pas vendimit të Gjykatës së Tiranës. Gjykata i la detyrë prokurorisë të marrë në pyetje disa emra, mes tyre edhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Ndërkohë Ruli i kontaktuar nga ‘News 24’ tha se pret konfirmim për orarin dhe do paraqitet në prokurori.