TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për herë të parë ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, ka thënë disa fjalë për drogën e mbjellë në Shqipëri dhe për numrin e madh të azilkërkuesve.
Vlahutin u shpreh se raporti i “Guardia di Financës” tregon për luftën ndaj drogës. Por Vlahutin nuk tha asnjë arsye, se pse vetë ajo si ambasadore e BE-së në Tiranë nuk ka thënë asnjë fjalë për situatën e kanabisit në vend.
‘Pse nuk keni folur për drogën dhe azilkërkuesit’, ishte pyetja e gazetarit Vladimir Lame për Vlahutin.
Përgjigja e ambasadores Romana Vlahutin ishte: “Nuk e keni dëgjuar mirë, e kemi thënë disa herë. Kemi punuar mjaft fort për ti përballuar të dyja çështjet edhe raporti i GDF-së ka thënë se është eliminuar në 90%. Të shohim këtë vit. Të shohim raportin në prill të kolegëve në BE se si e kanë parë”.