TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shqiptarë janë arrestuar në provincën e Pavias, në Itali, si shpërndarës të substancave narkotike. Policia e zonës ka arrestuar sot në mëngjes rreth orës 05:00 dy shqiptarë; : A.H 42-vjeçar, banues në Voghera dhe P. S. 29 vjeç, të cilët janë dërguar në paraburgim për tregtinë e drogës, vepra të kryera mes vitit 2014 dhe 2015.
Hetimet kanë zbuluar që ky shtetas ka arritur të trafikojë një sasi kokaine me peshë totale prej 25 kg si dhe rreth 150 kg marijuanë.
Mediet italiane shkruajnë se 42-vjeçari ishte i dedikuar për importimin e kokainës, e cila më pas iu shit konsumatorëve apo lokaleve të shumta.
Droga erdhi nga dy kanale furnizimi: kokaina nga Franca, ndërsa Marijuana nga Shqipëria.
Më parë, më 5 shkurt të vitit 2015, u arrestua një prej korrierëve shqiptarë me 141 kg marijuanë dhe gati një kilogram kokainë si dhe një pistoletë.
/TPZ.AL/