TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Magjistratëve në Westminster, Angli, ka refuzuar të anullojë urdhër arrestin e autoriteteve britanike, ndaj themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.
Avokatët e Assange, kërkuan që gjykata të anullonte këtë urdhër arresti, me arsyetimin se "ka humbur qëllimin". Ky urdhër arrest ishte lëshuar në Britani, pasi Assange u strehua në ambasadën e Ekuadorit, ku kërkoi azil. Suedia kërkonte ekstradimin e Assange, megjithatë akuzat ndaj tij tashmë janë rrëzuar. Për këtë arsye, avokatët e Assange, pretendojnë se urdhër arresti tashmë nuk ka më kuptim.
Magjistratja Emma Arbuthnot, u shpreh se nuk ishte e bindur se urdhër arresti duhet të anullohej. Ajo u shpreh se refuzimi për t'ju dorëzuar autoriteteve, përbën në vetvete shkelje të ligjit dhe se Assange duhet të përgjigjet për këtë. Kjo vepër penale, mbart një penalitet deri në një vit burg.
/TPZ.AL/