AKTUALITET, 6 Shkurt 2018, 14:54

Zbardhet axhenda e Juncker në Ballkan, ja kur vjen në Tiranë

Zbardhet axhenda e Juncker në Ballkan, ja kur vjen në Tiranë

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker do të vizitojë kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor mes përpjekjeve për të kundërshtuar ndikimin rus dhe kinez.

“Euobserver” bën të ditur se udhëtimi i tij, nga 26 shkurti në 1 mars, do të nis në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup dhe Tiranë përpara se të përfundojë në Sofje, e cila aktualisht mban presidencën e Bashkimit Europian.

Një burim i lartë i Bashkimit Europian cilësoi se Juncker do të vizitojë këto vende, sepse “Ballkani Perëndimor është strategjikisht shumë i rëndësishëm dhe së shpejti ose vonë do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian”.

“Ndikimi gjeopolitik i Rusisë, Kinës dhe Turqisë po rritet, dhe është shumë e rëndësishme që ndikimi i Bashkimit Europian të jetë prezentë dhe të mbetet mbizotëruese”, cilëson burimi.

Juncker filloi mandatin e tij në 2014-ën duke thënë se nuk do të ketë më shumë zgjerim të Bashkimit Europian në të ardhmen e parashikueshme.